Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1,145 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë.
Sipas MSHMS-së, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 19 në Tiranë, 9 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Korçë, 4 në Lushnje, Himarë, 3 në Durrës, Berat, Skrapar, Gramsh, 2 në Vlorë, Memaliaj, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Gjirokastër, Dropull, Devoll.
“Janë 614 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2”, informon Ministria.
MSHMS bën të ditur se, janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,939 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku”, thuhet në njoftim.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
“Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i lënd...
KQZ certifikon 169 vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme
Galatasaray po e ndjek me vëmendje një sulmues të Milanit
Prattipati takon kryetarët e komunave veriore: Presim qeveri...
45 milionë euro borxhe, “KRU Prishtina” ka bërë kërkesë për ...
Kurti krah bashkëshortes së tij shpalos projektet e reja për...