Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, ka folur për herë të parë gjerësisht mbi projektin turistik që ajo dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, po zhvillojnë në Ishullin e Sazanit, duke e cilësuar këtë projekt si një nga sfidat më të mëdha dhe emocionuese të jetës së saj profesionale.
Në një intervistë për podcast-in e David Sacks, Ivanka rrëfeu se studiot e kontraktuara arkitekturore po punojnë në mënyrë që të mos dëmtojnë natyrën dhe biodiversitetin, duke e quajtur këtë projekt jo një ide zhvillimore biznesi, por një sfidë për të realizuar diçka po aq të bukur sa vetë natyra e këtij territori.
“Po punoj me bashkëshortin tim për një projekt të jashtëzakonshëm në Mesdhe. Me kalimin e viteve krijuam mundësinë për të ndihmuar në realizimin e potencialit të tij dhe për ta transformuar, por me shumë kujdes dhe përmbajtje, sepse toka është aq e bukur sa arkitektura duhet të integrohet plotësisht me të, pothuajse të lindë prej saj”, ka thënë Ivanka Trump.
Vajza e Presidentit amerikan Donald Trump shpjegoi dëshirën e saj për zhvillimin e projektit turistik në Zvërnec, duke treguar se për herë të parë kishte parë atë që ajo e quajti një vijë të magjishme bregdetare në një xhiro me jaht të mikut të saj disa vite më parë.
“Në fakt, për mua nuk është as biznes, pavarësisht përmasës së projektit. Përveç ishullit, kemi edhe rreth 8 kilometra vijë bregdetare përballë tij, një gadishull të mrekullueshëm me lagunë në njërën anë dhe det në anën tjetër, me plazhe të bukura me rërë të bardhë. Për mua kjo ndihet më shumë si një sfidë sesa si një biznes. Është kulmi i gjithë përvojës sime në pasuritë e paluajtshme, i gjithë udhëtimeve të mia dhe i reflektimeve të shumta mbi mënyrën se si dua të jetoj dhe si mendoj se gjithnjë e më shumë njerëz duan të jetojnë”, thotë Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan Donald Trump.
Ivanka Trump thotë se për projektin e Zvërnecit dhe Sazanit ajo do të angazhojë emrat më në zë të arkitekturës botërore, në respekt të harmonisë mes modernes dhe natyrës.
“Kjo kërkon shumë imagjinatë dhe bashkëpunimin e disa prej mjeshtërve më të mëdhenj që ekzistojnë sot. Sapo isha atje duke ecur nëpër terren, duke u përpjekur ta përjetoja vendin së bashku me disa prej arkitektëve më të mëdhenj të kohës sonë, mjeshtër të vërtetë të profesionit të tyre, njerëz me integritet. Njerëz që nuk bëjnë kompromis me vizionin e tyre dhe pikërisht këtë duam të krijojmë edhe atje. Jemi shumë të emocionuar për këtë projekt.”
Ivanka rrëfeu në podcast-in me David Sacks se zhvillimi i këtij projekti në Shqipëri kishte qenë në mendjen e saj prej disa vitesh dhe se kishte ëndërruar gjithmonë diçka të tillë.
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për patrullim të përbash...
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës
AIP thirrje partive: Mbroni të dhënat e qytetarëve gjatë fus...
Rubio: SHBA si heqin sanksionet ndaj Iranit vetëm për hapjen...
“The Best of Fisnik Asllani” – Bundesliga publikon përmbledh...
Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çaj...