Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka falenderuar Shqipërinë për ndihmë që i ka dhënë Italisë me dy ekipet mjekësore.
Së fundmi në Itali kanë mbërritur 60 infermierë shqiptarë për të luftuar CoVid-19 në shtetin fqinj. Për këtë gjest Yuri Kim ka bërë një falenderim të veçantë për Shqipërinë. Ndër të tjera Yuri Kim njofton se edhe NATO po dërgon ndihma në Itali.
“Ndërsa Aleatët e NATO-s bashkohen për të luftuar #COVID19, falënderime të veçanta për Shqipërinë për dërgimin e mjekëve në Itali (në 0:38). #WeAreNATO” shkruan ambasadorja e SHBA.
As NATO Allies band together to fight #COVID19, special thanks to ?? for sending medics to ?? (at 0:38). #WeAreNATO @ediramaal @xhacka_olta @ItalyinALB https://t.co/ONGQ1zwxgR
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) April 20, 2020
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...