Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, vranë Pal Kolën, 60-vjeçarin shumë të thjeshtë i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira.
Fati nuk u tregua i drejtë me Kolën, i cili për të shkuar në punën e tij ku punonte si roje, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi banesën e kishte larg nga rruga kryesore.
Gazetarja e Report Tv, ka shkuar pranë banesës së Pal Kolës, për të mësuar më shumë nga familjarët e tij, për cilët dhimbja është shumë e madhe por edhe e freskët. Për këtë arsye nuk u prononcuan.
Por burimet bëjnë me dije se i ndjeri kishte nisur pune prej 6-muajsh në Top Channel, çdo natë ai shkonte në punë, madje edhe për festat. Ai ishte çdo ditë në sfidë për të siguruar bukën e gojës për dy vajzat dhe djalin e tij. Ky i fundit punon në Itali.
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...