Një korrier shqiptar droge i kapur në Birmingham me 500 mijë paund kokainë me pastërti të lartë, ka përfituar ulje dënimi nga gjykata.
Gentjan Asllani, 40 vjeç, u burgos për shtatë vjet e gjysmë në Gjykatën e Birmingham më 14 shkurt.
“Asllani, i lindur në Shqipëri, u arrestua në posedim të dy kilogramëve të kokainës së pastër 98-99 për qind”, tha sot gjyqtarja Cheema-Grubb në Gjykatën e Apelit në Londër.
Drogat e kategorisë A u gjet kur policia ndaloi një makinë në autostradën M6 më 18 tetor 2016, shtoi ajo.
Asllani ishte ulur në pjesën e pasme të pasagjerit dhe qesja që përmbante drogën u gjet nën ndenjësen e tij.
Ai i tha policisë se po i bënte një favor një mikut të tij për transportin e drogës nga Londra në Birmingam.
Secila prej dy pakove të kokainës, kishte një vlerë në tregun me pakicë prej 250,000 paund.
Gjyqtari që ka burgosur Asllanin tha se ai luajti një ‘rol të rëndësishëm’ si ndërlidhës.
Babai i tre fëmijëve, pranoi posedimin e lëndës narkotike, por avokati i tij, Simon Hanns, argumentoi se mandati i tij i burgimit ishte shumë i ashpër dhe duhej zvogëluar.
Në fund, dënimi i tij u ul në 6 vite.
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë