Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zëmblak të Maliqit rreth orës 20:00 ku 45 vjeçari Taulant Myftarlli ka humbur jetën teksa pastronte armën e gjahut tip “çifte”.
“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën”- njofton policia.
Dyshohet që arma të jetë shkrepur aksidentalisht teksa 45 vjeçari e pastronte.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave./topchanel
Shpërthimi i hantavirusit, reagon Donald Trump
Dita e Evropës, BE organizon sot aktivitete kulturore dhe ko...
Parashikimi i motit për sot
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...