Kushti i parë për opozitën mbetet “realizimi i identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimi elektronik dhe numërimi elektronik i votave nëpërmjet një sistemi të aplikuar në shkallë vendi që integron në një proces të tre komponentët e mësipërm”.
Kushti i dytë lidhet me “zbatimin me intensitet dhe shpejtësi të procesit të dekriminalizimit lidhur me kandidaturat” që do paraqiten në zgjedhjet e ardhshme, por dhe “dekriminalizimin e strukturave të fushatës zgjedhore të partive, largimin e bandave dhe elementëve kriminalë nga procesi zgjedhor, nga fushata dhe veçanërisht nga prania e tyre ditën e zgjedhjeve”.
Opozita kërkon gjithashtu “të ulet kostoja e fushatës zgjedhore nëpërmjet reduktimit drastik të shpenzimeve për fushatë, të bëhet transparencë efikase e shpenzimeve dhe burimeve të financimit, të forcohen ndalimet për financimin e partive dhe të forcohen penalitetet në Kodin Penal, përfshirë cilësimin e shit-blerjes së votës si krim i rëndë”.
Një tjetër kusht ka të bëjë me ndalimin e “përdorimit të burimeve njerëzore të administratës publike në fushatë apo strukturat zgjedhore partiake si dhe të ndalohet rreptësisht përdorimi i burimeve materiale të administratës publike”. Ndërsa kushti i fundit është “garantimi i aksesit të drejtë në media dhe mbulimi mediatik si dhe reduktimi dhe normimi i hapësirës publicitare në fushatë zgjedhore, me qëllim sigurimin e një fushate të drejtë”.
Në tekstin e memorandumit, partitë e opozitës theksojnë se “përmbushja e kushteve të mësipërme është një minimum i domosdoshëm dhe i pakapërcyeshëm për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm, të besueshëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Mospërmbushja e tyre është tregues i qartë që zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë zgjedhjet që kërkojnë shqiptarët dhe që hapin rrugën e integrimit europian”.
Javën e shkuar shumica dhe opozita u përplasën në Komisionin e Reformës zgjedhore lidhur me votimin dhe numërimin elektronik. Opozita këmbënguli që ekspertët e komisionit të sjellin propozimet lidhur me modelet që mund të zbatohen. Por përfaqësuesit e Partisë socialiste kërkuan që më parë të merrej një vlerësim nga OSBE/ODIHR-i, nëse diçka e tillë ishte e mundshme, duke kujtuar këtu dështimin në vitin 2013 të një projekti pilot mbi votimin dhe numërimin elektronik.
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...