Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka bërë të ditur se me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë do të mblidhen nesër në Tiranë në një diskutim tr editor.
Me anë të një postimi në Facebook, Hasani tha se në këtë takim do të diskutohen sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin, shkruan Arbresh.info.
“Me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë ?? mblidhemi nesër në Tiranë, në një diskutim tre ditor, mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.”, ka shkruar ai.
“Bashkohuni me ne, për të mësuar më shumë rreth angazhimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare!”, shtoi Hasani./Arbresh.info/
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...