Temperaturat e larta që kanë përfshirë Shqipërinë prej disa ditësh e kanë çuar në rritjen e konsumit të energjisë elektrike.
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, njoftoi se është arritur shifra e 24.6 milionë KË.
Ajo tha se pavarësisht kësaj ngarkese, falë investimeve rrjeti i shpërndarjes dhe ai i transmetimit janë duke performuar në mënyrën më të mirë.
Po ashtu, Balluku vlerësoi edhe kontributin e të gjithë skuadrave të cilat janë 24 orë në terren për të përballuar këto flukse maksimale
“Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh e kanë çuar konsumin e⚡️energjisë elektrike në maksimum, duke arritur shifrën e ??.? milionë KË. Pavarësisht kësaj ngarkese, rrjeti i shpërndarjes dhe ai i transmetimit janë duke performuar në mënyrën më të mirë falë investimeve, por edhe kontributit të të gjithë skuadrave tona të cilat janë 24 orë në terren për të përballuar këto flukse maksimale.”, ka shkruar ajo në Facebook./Arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës