Në 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj foli dhe për problematikat e evidentuara nga progres-raporti i fundit i Komisionit Europian në lidhje me sistemin e drejtësisë.
Kreu i shtetit nënvizoi disa prej tyre duke shtuar se procesi i vetingut duhet të ecë me ritme më të shpejta, por pa dëmtuar cilësinë e procesit dhe transparencën.
“Që nga viti 1992, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar çështje të natyrave të ndryshme dhe është konfirmuar si një institucion i balancuar. Emra të shquar të jurisprudencës shqiptare kanë qenë pjesë e saj dhe kanë hedhur themelet. Vlerësime për anëtarët e kësaj gjykate që kanë punuar me përkushtim. Dita e duhur për të mbështetur trupën e gjykatës në punën e tyre për të garantuar që pushteti ushtrohet brenda legjitimitetit dhe që interesi publik është i mbrojtur në çdo rast. Ndryshimet ligjore e kanë vënë Kushtetuesen para sfidave. Reforma në drejtësi e mbështetur nga partnerët ka sjellë zhvillime pozitive për gjykatën dhe aksesin në drejtësinë kushtetuese. Është mundësuar një përzgjedhje më e mirë e anëtarëve bazuar në profesionalizëm. Transparenca mbetet prioritet. Funksionimi i demokracisë dhe shtetit të së drejtës është një kusht i panegociueshëm. Raporti i progresit ka vënë në dukje dhe problematikat që kanë cenuar eficencën e gjyqësorit. Raporti bën thirrje për përmirësim të ritmit të vetingut pa dëmtuar cilësinë e procesit, si dhe rritjen e transparencës”, tha Begaj./A2CNN/
Abdixhiku: LDK nuk frikësohet nga gara, të shtunën është koh...
Begaj: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, reforma ishte për...
Aksion në “Eko Regjioni” në Prizren, Prokuroria Speciale arr...
Shkëlqyen në fundjavë, Shaqiri dhe Saipi në formacionin e ja...
E rëndë në Durrës, babi ther me thikë vajzën e tij
Presidentja Osmani uron Australinë për Ditën Kombëtare