Sot bëhen 23-vite nga vrasja më e bujshme në historinë politike të Shqipërisë, në të paktën këto 30 vite.
23 vite më parë, më 12 shtator 1998, u ekzekutua themeluesi i Partisë Demokratike, Azem Hajdarit, një prej personazheve më të rëndësishme të atyre viteve të parë pluralizmi në Shqipëri.
Ndërkohë i pari që ka përkujtuar sot të ndjerin, ishte presidenti Meta i cili shkruan se “Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa”.
Nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.
Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa!
Azem Hajdari u vra në Tiranë pranë Selisë së asaj kohe të Partisë Demokratike. Ekzekutimi i tij konsiderohet si vrasja e shekullit duke tronditur opinionin publik dhe politikën shqiptare.
Për këtë krim me burgim të përjetshëm është dënuar Jaho Salihi Mulosmani, Ismet Haxhia i cili tashmë ka lënë qelinë dhe Izet Haxhiaj ish-truproja presidentit Sali Berisha./TCH/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...