Janë 20 kandidaturat e depozituara në Kuvendin e Shqipërisë për pozicionin e Avokatit të Popullit. Në listën që i është dërguar Komisionit të Ligjeve, bie në sy emri i Bledar Dervishit, i cili ka udhëhequr betejat ligjore të Presidentit Ilir Meta.
Ish-drejtori i lartë i Policisë, Ahmet Premçi, që vetëm pak muaj më parë u votua me konsensus si komisioner pranë të njëjtit institucion, kërkon të ngjisë shkallët në drejtimin e tij.
Dy juristë, anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, Ilirjan Rusmali dhe Ledio Braho, duket se kërkojnë të ndryshojnë vend pune, duke aplikuar për postin e Avokatit të Popullit. Ata duhet të sfidojnë drejtuesen aktuale të institucionit, Erinda Ballancën, e cila kërkon gjithashtu konfirmimin për një mandat të dytë.
Komisioni për Çështjet Ligjore do të bëjë verifikimin e kandidatëve dhe do të zhvillojë seanca dëgjimore me secilin prej tyre. Sipas traditës parlamentare, ky pozicion ka qenë gjithmonë për opozitën. /Telegrafi/
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Kushtetuesja: Sot afati...
Ambasadori i Francës nuk komenton deklaratat e deputetit të ...
Rama: Pas vendosjes së kamerave bie numri i veprave kriminal...
Zbulohet lista e 10 klubeve që shitën më shumë fanella më 20...
Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...