Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot kryesisht të vranët. Pritet të ketë edhe reshje të izoluara në veri të vendit. Duke nisur nga sonte në mbrëmje temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme pasi vendi ynë do përfshihet nga i ftohti polar.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 03°C në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 09°C.
Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -06°C në -4°C dhe në zonat e ulëta nga -03°C në -2°C./tch
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit