2 aksidente të ndryshme në Vlorë, arrestohen dy shoferë

15:51 | 20 Prill 2021

2 drejtues mjetesh janë arrestuar pasi dje janë përfshirë në aksidente rrugore, me pasojë plagosjen e disa pasagjerëve.

43-vjeçari me iniciale F.G. drejtonte mjetin tip “Volswagen” kur u përplas me një mjet tip “Benz”. Për pasojë janë përplasur dy të moshuarit me iniciale Sh.A. dhe A.H.

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar dhe 57-vjeçarin me iniciale F.A., pasi ka aksidentuar një 49-vjeçar.

Të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia vijon hetimet.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

•F. G., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe për pasojë janë lënduar pasagjerët në mjetin tip “Benz”, shtetasit Sh. A., 76 vjeç dhe A. H., 67 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;

•F. A, 57 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin F. A., 49 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara