Moti kryesisht i kthjellët por i ftohtë do të jetë dominant në të gjithë territorin e Shqipërisë si pasojë e prezencës së masave ajrore siberiane.
Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin vranësira të herë pas-hershme në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore verilindore – Juglindore.
Parashikohet që gjatë natës vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore në skajin Verior të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C më e ulëta deri në 12°C më e larta në rang vendi.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë./tch
Arrestohet një person në Istog pasi publikoi video me armë n...
Kanoset një polic në Prizren pasi i kishte shqiptuar një tik...
Vidhet arka e parave në një xhami në Keqekollë të Prishtinës
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ tregon hap pas hapi si të plotë...
Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy
Presidenti i Brazilit kritikon ashpër SHBA-në për etiketimin...