Mbi 40 gradë celsius pritet të shënojë termometri në mesjavë në Tiranë dhe disa qytete të tjera. Sinoptikanët thonë se temperaturat ekstreme që do të përfshijnë Shqipërinë janë si pasojë e masave ajrore të ardhura nga Afrika.
“E mërkura, e enjtja dhe e premtja do jenë ditët më të nxehta ku dhe zonat veriore si Peshkopia do të regjistrojnë 38 gradë, ndërsa kryeqyteti dhe Elbasani do shkojnë mbi 40 gradë. Prezenca e lagështirës në ajër do të bëj që këto temperatura të ndihen të paktën 5 apo 6 gradë më shumë”.
Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë natës veçanërisht në bregdet ku termometri nuk do të zbres nën 24 gradë në minimumin e tij.
Fundjava do të sjell një ulje të temperaturave me 3 gradë, por gjithsesi ekspertët e motit vlerësojnë se këto temperatura janë anormale pasi vlerat normale për Qershorin nuk i kalojnë 30 gradë në maksimumin e tyre.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...