Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë.
Një person, i cili po udhëtonte me motoçikletë ka humbur jetën.
Ai u përplas nga një automjet tip “Audi”
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Vaqarrit. Viktimë nga ky aksident i rëndë është një 23-vjeçar me iniciale L.T.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti të rëndë. Policia po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.
Njoftimi paraprak i policisë
Më datë 17.07.2023, rreth orës 15:05, në Vaqarr, automjeti tip “Audi’, me drejtues shtetasin A. Sh., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç.
Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...
Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...