Fshati Vasjar i Memaliajt është tronditur nga vetëvrasja e një 18-vjeçare.
Kanë qenë prindërit e vajzës që e kanë gjetur atë në orët e para të mëngjesit të sotëm në gjendje të rëndë dhe më pas e kanë dërguar në spital.
Mirela Beta ka shkuar në gjendje të rënduar në reanimacionin e spitalit të Gjirokastrës, ku fatkeqësisht nuk mund të bëhej gjë për të pasi humbi, jetën nga konsumimi i lëndëve helmuese.
Vajza, mësohet se ndodhej në gjendje depresive kohët e fundit, pas humbjes së bashkëshortit tre muaj më parë.
Ky i fundit, vdiq pas një aksidenti tragjik në punë, teksa punonte në ‘Bypassin’ e Levanit. Në këto kushte, duke mos pranuar dot humbjen e rëndë dhe tragjike, e reja i ka dhënë fund jetës së saj duke konsumuar lëndë helmuese. /TCH/
Sulmi në Uashington, i dyshuari përdori shkallët për të hyrë...
“Kurrë s’kemi dëgju seancë për diskutim për presidentin”- Op...
“Show propagandues”, Abdixhiku i prerë: S’marrim pjesë në se...
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...