Dhjetëra gra dhe vajza marshuan rrugëve të qytetit të Durrësit me moton “16 ditë aktivizim kundër dhunës me bazë gjinore”.
Ky marshim u mbajt për të rritur ndjeshmërinë e opinionit.
“Është një manifestim jo vetëm me të rinj, aktivistë dhe anëtarë të mekanizmit të referimit, si shërbimet sociale, njësia e kujdesit shëndetësor, zyra e punësimit, policia, dhe gjithë institucionet që e mbështesin këtë mekanizëm. Është një manifestim për gjithë qytetarët dhe qytetaret durrsake, për ndërgjegjësim dhe informim,” thanë organizatorët.
Qendra “Sot për të Ardhmen” ka ofruar ndihmë për 45 fëmijë dhe 25 gra, që kanë rënë pre e dhunës, ndërsa nga bashkia bëhet e ditur se është ofruar ndihmë institucionale për 125 gra dhe vajza.
Institucionet në varësi të bashkisë janë marrë me rast një nga një, duke siguruar punë apo strehim për viktimat e dhunës gjinore.
Aktiviteti në fjalë u zhvillua me praninë e aktivistëve, partnerë të organizatave mbështetëse dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
/rtsh.al/
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...