Një 15-vjeçar shqiptarë është shpëtuar nga vdekja falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë italiane. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bari ku një traget me rreth dy mijë pasagjerë nga Shqipëria ishte ankoruar në port.
Teksa zbrisnin nga trageti, djali 15-vjeçar D.H ka pësuar një sulm nga epilepsia dhe për pasoj është shembur në tokë. Ka qenë nëna e tij e cila ka kërkuar ndihmë dhe ka shpërthyer në lot. Fatmirësisht thirrjet e saj janë dëgjuar nga policia e portit në Bari të cilët kanë shkuar menjëherë pranë djalit duke i dhënë ndihmën e parë. Mësohet se fëmijës i kishte ikur gjuha por falë reagimit të shpejtë të policëve ai u arrit të mbahej në jetë.
Më pas në ndihmë të fëmijës kanë ardhur edhe një grup nga emergjenca të cilët i kanë dhënë ndihmën e nevojshme.
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Courtois mohon përçarjet mes lojtarëve dhe ish-trajnerit Alo...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...