Këshilli Europian miratoi këtë të hënë paketën e dytë të ndihmës dypalëshe për Shqipërinë në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes.
Vendimi i marrë nga Bashkimi Europian parashikon një mbështetje financiare prej 13 milionë eurosh për të fuqizuar kapacitetet e Forcave të Armatosura Shqiptare.
Sipas njoftimit zyrtar të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, qëllimi i kësaj ndihme është të përmirësojë efektivitetin operacional të ushtrisë shqiptare, me theks të veçantë në fushat e lëvizshmërisë, mbrojtjes, logjistikës dhe ndërveprimit me partnerët ndërkombëtarë.
Kjo mbështetje përfshin pajisje taktike, mjete transporti, sisteme mbrojtëse dhe pajisje të komunikimit që do të rrisin aftësinë e Shqipërisë për të marrë pjesë në operacionet e përbashkëta të sigurisë dhe mbrojtjes të Bashkimit Evropian, por edhe në misionet e NATO-s dhe koalicioneve ndërkombëtare.
Paketa e dytë vjen si vazhdimësi e ndihmës së parë të miratuar nga BE në korrik të vitit 2024, po ashtu në vlerën e 13 milionë eurove, dhe është pjesë e një strategjie afatgjatë të Brukselit për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendeve partnere në Ballkanin Perëndimor.
Bashkimi Europian e ka bërë të qartë se e Konsideron vendin tone partnerin kyç sa I përket stabilitetit rajonal. Brukseli zyrtar ka vlerësuat vazhdimisht kontributin e çmuar të Shqipërisë në misionet paqeruajtëse ndaj për Uninonin 27 anëtarësh, mbështetja për modernizimin e ushtrisë shqiptare shihet si një investim në sigurinë e përbashkët europiane.
Zyrtarët evropianë kanë deklaruar se bashkëpunimi me Shqipërinë në fushën e sigurisë do të thellohet edhe më tej në vitet në vijim, si pjesë e procesit të integrimit dhe angazhimit të vendit në arkitekturën e mbrojtjes kolektive të kontinentit./abcnews.al
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...