Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1220 hektarë, e rritur me 100 hektarë me orën 18:00 të ditës së djeshme (21.01.2023).
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.10 (kuota maksimale 7.50 metra).
Niveli i liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 8.45 metra (kuota maksimale 8.70 metra).
Në Njësisë Administrative Ana e Malit 1200 hektarë tokë janë të përmbytur.
Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 centimetra, e rritur me 5 centimetra me orën 18:00 të ditës së djeshme. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë po oferon në rrugën e Obotit.
Në Njësinë Administrative Dajç 20 hektarë tokë bujqësore (sipërfaqe toke mbas argjinaturës) janë të përmbytura.
Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit (pikë ekspansioni i lumit Buna) rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 30 centimetra, për momentin rruga është e pakalueshme me mjetet e ultëa./tvklan.al
Lëndohet një person në Kanionin e Mirushës, fillon operacion...
Helmohet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu
Pas rënies së formës dhe vlerës, Mërgim Berisha kërkon të ri...
32 vatra zjarri në Shqipëri, 9 mbeten aktive
Tmerr në det/ Anija në Indonezi shpërthen në flakë, 280 pasa...
Vdes një person në Klinë, u lëndua derisa po tentonte të shu...