Një operacion masiv me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale po zhvillohet në qarkun e Elbasanit.
Dosja.al ka mësuar se operacioni po zhvillohet nga ana e drejtorisë së policisë së Elbasanit, ndërkohë të përfshirë janë rreth 100 punonjës policie, RENEA-t, efektivë të FNSH-ve, “Shqiponjat”, oficerë të Krimeve të Rënda dhe atij ekonomik.
Operacioni është shtrirë në të gjithë qarkun dhe ka si qëllim goditjen e lojrave të fatit dhe basteve të paligjshme. Gjithashtu në fokus janë edhe personat me precedentë kriminalë në qytet, ndaj të cilëve Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “arrest me burg” në mungesë.
Efektivët e Policisë kanë hyrë në çdo “skutë” për të gjetur gjurmë apo sende që përdorën për lojrat e paligjshme. Ata gjithashtu do t’u kërkojnë pronarëve të lokaleve kamerat e sigurisë.
Kontrolle paralele po zhvillohen edhe në Tiranë e Laç. Forcat e Rendit po kontrollojnë në çdo lokal për pika të ndryshme ku ushtrohen lojëra të paligjshme të fatit dhe veprimtari të tjera. Aksioni i Policisë së Shtetit pritet që të vijojë gjatë gjithë natës dhe pritet që të ketë mbi 50 arrestime.
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...