1 në 3 familje në Shqipëri ka të paktën një borxh.
Më shumë se gjysma e tyre, kanë marrë nga të afërmit, ndërsa pjesa tjetër i janë drejtuar bankave apo institucioneve të tjera financiare.
Në sondazhin që Banka e Shqipërisë ka bërë me 2200 persona në të gjithë vendin, del se 60 për qind e kredisë hipotekore përdoret për blerje banesash ose investime brenda tyre.
Ndërkohë, kredia konsumatore përdoret për mobilim dhe blerje pajisjesh në shtëpi, por në masë të madhe borxhi është kërkuar edhe për të përballuar kostot e jetesës, kryesisht për nevoja shëndetësore.
Sondazhi tregon se borxhlinjtë më të mëdhenj janë të punësuarit, por ka mes tyre edhe pensioniste.
Të dhënat tregojnë se vitet e fundit, gjithnjë e më tepër shqiptarët po distancohen nga të afërmit për të kërkuar para, duke zgjidhur problemet e tyre financiare në banka./Euronews
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...