Në pranga të policisë italiane kanë rënë dy shqiptarë të cilët u munduan të trafikojnë lëndë narkotike të cilën e kishin futur në të brendshme.
Policia e Rrugore në Arezzo të Italisë vendosi prangat në duart e dy trafikantëve të drogës ndërsa ata po udhëtonin në A1 për t’u nisur drejt Milanos.
Një patrullë e nënseksionit Battifolle u ndesh me një makinë me një targë italiane, e cila hyri në Valdichiana. Sapo panë agjentët, të dy personat kaluan diçka nën dorë.

Në atë moment ata u ndaluan dhe hetuesit zbuluan se ishin një 28-vjeçar dhe një 36-vjeçar, të dy nga Shqipëria, njëri me vendbanim në Pizë dhe tjetri i pastrehë, shkruajnë mediat italiane.
Kur u pyetën për shpjegime ata nuk ishin bindës dhe menduan se mund të largoheshin me lëndën narkotike. Burrat u kontrolluan dhe një mbulesë që përmbante kokainë të pastër doli nga mbathjet e njërit prej të rinjve. Pothuajse një kile substancë narkotike e dyshuar si kokainë që mund t’iu kishte dhënë ‘korrierëve’ rreth 5,000 euro nëse do e tregtonin.
Droga dhe makinat u sekuestruan nga Polstrada dhe dy trafikantët u arrestuan dhe u dërguan në burgun Arezzo, në dispozicion të prokurorit. /albeu.com/
Osmani takohet me Rubion, diskutohet anëtarësimi i Kosovës n...
Pacolli: Solidariteti është forca jonë, asnjë familje të mos...
Plagoset me armë zjarri një grua në Istog
Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy per...
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...