Kinematë në Shqipëri do të lejohen të rinisin aktivitetin duke nisur nga data 16 tetor.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shfuqizuar vendimin e marrë në urdhrin e datës 29 maj të këtij viti, “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”.
Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i cili lejon hapjen e kinemave pas mbylljes që prej muajit mars.
Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, aktiviteti i kinemave duhet të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19./atsh
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në gre...
Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund t...
Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...