Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete nga koronavirusi në Shqipëri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Nga 4078 testime të kryera, janë konfirmuar 22 raste të reja, ndërsa janë edhe 14 persona të shëruar.
Rastet e reja janë regjistruar: 4 në Elbasan, 3 në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal, 1 rast në Kavajë, Vlorë, Fushë- Arrëz.
Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë.
Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Delta është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancës fizike, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjiena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.
Për çdo dyshim, qytetarët duhet të kontaktojnë mjekun e familjes për t’u testuar ose të telefonojnë Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ndryshe, Shqipëria ka regjistruar gjithsej 132.875 raste pozitive, prej tyre 130.139 janë shëruar, 280 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.456 pacientë.
Rama: Qeveria do të përmbushë çdo detyrim ndaj qytetarëve
Në vitin 2028 do të prodhohet iPhone i parë me kamerë 200MP
Një ndërhyrje e thjeshtë që ul ndjeshëm rrezikun e gjakderdh...
Microsoft heq aplikacionin falas të Office për Windows
Goja e thatë nuk është e padëmshme: Ja çfarë sëmundjesh mund...
Presidenti kroat: Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serb...