Këngëtarja e hitit ‘Hello’ i la të gjithë pa fjalë me format e saj trupore kur u shfaq në ditëlindjen e reperit të njohur Drake.
Me një fustan të zi prej kadifeje me shpatulla të zhveshura dhe me një rryp lëkurë në mes, Adele u shfaq më elegante se kurrë.
Mediat shkruajnë se artistja ka mbajtur një dietë që quhet Dieta e Sirtfood dhe përfshin ushqime gruri me pak kalori, proteina, fruta dhe lëngje jeshile.
Ndjekësit e dietës lejohen të marrin vetëm 1000 kalori në ditët e para të saj, ndërsa në ditët e fundit lejojnë që ndjekësit të marrin deri në 1500 kalori.
Këngëtarja ka punësuar edhe një trajner personal në L.A., për ta ndihmuar me ushtrimet fizike.
“Ajo bën 60-minuta ushtrime që përfshijnë kardio, trajnime dhe Pilates. Ajo gjeti një rutinë që po funksionon për të dhe po e shijon atë më shumë”, thotë burimi.

Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...