Këngëtarja Zanfina Ismaili është shquar gjithmonë për dukjen e saj.
Ajo shfaqet gjithnjë bukur dhe me stil në skenë, gjersa në sy bie gjithnjë edhe trupi i saj i tonifikuar.
Ismaili për këtë pjesë i është falënderuar gjithmonë gjenetikës, pasi siç tregon vet ajo, nuk është se ka edhe shumë ‘raporte’ të mira me palestrën.
Megjithatë, Zanfina duket gjithnjë bukur dhe seksi me trupin e saj, njëlloj si në fotografinë e fundit që këngëtarja ka publikuar në InstaStory, shkruan Telegrafi.
Para ca javësh ajo ka qenë në pushime në bregdetin shqiptar, gjersa së fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaq format seksi, e veshur në bikini.
Ndryshe, kënga e saj e fundit mbetet “S’je ai mo”, të cilën bukuroshja e lansoi në maj, dhe është pëlqyer nga publiku.

Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...