Fundi i muajit janar do t’i sillte Zaimina Vasjarit dhuratën më të bukur që mund të kishte dëshiruar ndonjëherë, princeshën Khloe e cila do t’i falte ish-Miss Shqipërisë emocionet e papërsëritshme të mëmësisë.
Në ndryshim nga shumë kolege të saj apo personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar, Zaimina ka ndarë vazhdimisht fotografi të vogëlushes, e cila është një kopje në miniaturë e babi Klodit. Por nuk ka bërë të njëjtën gjë me dy vajzat e partnerit, Kristel dhe Jennifer të cilat kanë lindur nga martesa e parë e bashkëshortit të Zaiminës.
Sigurisht që ky detaj nuk mund t’i shpëtonte shtypit rozë, por këngëtarja simpatike ka folur vetëm dje për herë të parë rreth kësaj teme. E ftuar në studion e ”Wake up” ajo ka zbuluar më tepër rreth lidhjes së bukur që ka me to.
“Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të bukur. Ato janë vajzat e bashkëshortit tim, por janë edhe gjaku i vajzës sime dhe motrat e saj. Ato janë pjesë e familjes dhe janë dy vajza të mrekullueshme.

Policia e konfirmon: Dy gra nga Shqipëria vdiqën në aksident...
Sulmuan dy zyrtarë policorë, arrestohen të dyshuarit në Zheg...
Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, poli...
Një grua u gjet e shtrirë në tokë pa shenja jete në Prishtin...
Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar der...
Real Madridi përballë Barcelonës në gjykatë – akuzat marrin ...