Xhesika Berberi është një nga vajzat dhe modelet më të bukura të showbizzit shqiptar.
Nuk ka foto të sajën të cilën mund ta kalosh pa e komplimentuar. Ajo ka zgjedhur gjithnjë që të shfaqet sa më natyrale, por duket se pavarësisht situatës që mund të ndodhen, modelet mbeten gjithnjë modele.
“Kështu e bëj unë pazarin”, ka shkruar Xhesika mbrëmjen e djeshme krah fotos së postuar në Instagram, duke na treguar kështu se si vishet ajo kur del për të bërë pazar në tregun e frutave dhe të perimeve.
Modelja e njohur shfaqet e veshur me një fustan jeshil dhe pavarësisht ambientit ku ndodhet arrin të duket ‘tmerrësisht’ bukur. Me siguri fotografia që do të shihni më poshtë është pjesë e ndonjë seti të ri, ama kush nuk do të donte të dukej si Xhesika edhe kur shkon për të blerë fruta e perime? /Blitz.al


Vetëvendosje kërkon nga Osmani t’ia emërojë anëtarin e tretë...
Talenti shqiptar, Brajan Gruda: Gjithmonë krenar që luaj për...
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...