Një javë më parë, këngëtari Butrint Imeri ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “Xhanëm”.
Këtij projekti ai ia kishte shoqëruar edhe një videoklip të veçantë, ndërsa për tekstin ishte përkujdesur vetë këngëtari, shkruan lajmi.net.
“Xhanëm” po pritet mirë nga publiku dhe deri tani ka kaluar shifrën prej 5 milionë shikimesh në YouTube.
Përmes një postimi në Instagram, Butrinti ka falënderuar fansat me këto fjalë “5 milion falenderime s’jane t’mjaftueshme per krejt juve… ? #Xhanëm“.
Kujtojmë që kënga “Bella” e publikuar gjashtë muaj më parë i solli këngëtarit shumë suksese, ajo është klikuar plot 24 milionë herë. /Lajmi.net/

Takimi me ambasadorin amerikan në NATO, Kurti: Bashkëpunimi ...
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...