Reperi amerikan, Wiz Khalifa, e ka publikuar videoklipin e këngës “Gin & Drugs”, e cila është pjesë e albumit “Rolling Papers 2” që është lansuar javë më parë.
Këngën e re, reperi e ka realizuar në bashkëpunim Jason Martin, i cili njihet me emrin artistik, Problem.
Një klip interesant, ku natyrisht se nuk mungojnë femrat dhe veturat, ndërsa kënga pritet të pëlqehet nga fansat e reperit.
Khalifa më 13 korrik e lansoi albumin “Rolling Papers 2”, në të cilin ka punuar për disa vite.
Në një intervistë të mëparshme, reperi kishte thënë se para finalizimit të këngëve kishte bërë plot katër versione të albumit.
Ndërkaq, ka treguar se shumica e këngëve janë të frymëzuara nga jeta e tij.
“Shumica e këngëve në albumin ‘Rolling Papers 2’ janë të frymëzuara nga jeta ime, sidomos për gjërat që kanë ndodhur në katër vitet e fundit”, ka thënë Wiz. /Telegrafi/Arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja