Whitney Houston, në vetëm disa vjet, erdhi nga maja e skenës muzikore botërore në fund të “pusit” dhe varësia nga droga i kushtoi në jetë. Ajo vdiq në dhomën e hotelit pak më shumë se gjashtë vjet më parë.
Pinte në vaskë dhe në trupin e saj iu gjet kokainë teksa ka fajësuar për gjendjen e fundit shëndetësore ish-bashkëshortin, Bobby Brownn.
Megjithatë, në një dokumentar të ri rreth jetës së këngëtares së famshëm janë zbuluar disa detaje tronditëse.
Regjisori Kevin McDonald thotë në film se Whitney në fëmijëri është abuzuar seksualisht nga kushërira e saj.
Këtë e ka thënë këngëtarja dhe asistentja e amerikanes, Mary Jones, në filmin “Whitney”.
“Ajo më shikoi në sy dhe më tha ‘Maria, më keqtrajtonin kur isha e vogël, por nuk ishte një njeri, ishte një grua”. Ajo më kërkoi të mos i tregoja nënës së saj, sepse ajo besonte se do të bëhej agresive kur të kuptonte se kush ishte”, tha Jones.
Abuzimi thuhet se ndodhi kur Whitneu ishte midis 7 dhe 9 vjeç ndërsa thuhet se e ka bërë Di Vorvik, e cila vdiq në vitin 2008.
Shumica e bashkëbiseduesve të dokumentarit ranë dakord se këngëtarja e ndjerë ishte biseksuale. Në moshën 18-vjeçare, ajo u largua nga shtëpia për të bërë karrierë muzikore. /Telegrafi/
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...