Një automjet me targa të Serbisë është ndaluar dje nga njësitet policore në Mitrovicën e Veriut, në afërsi të Urës Kryesore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rreth orës 22:45 është ndaluar një veturë e drejtuar nga një mashkull shtetas i Serbisë, i cili dyshohet se ka prezantuar një patentë shoferi të falsifikuar gjatë kontrollit.
Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
“Ura Kryesorë Mitrovica Veri 10.04.2026 – 22:45. Është ndaluar automjeti me targa të Serbisë, me drejtues mashkull shtetas i Serbisë, i njëjti dyshohet se ka prezantuar patentë shoferin e falsifikuar. Me vendim te prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...