Google ADS

Viti i Shkendës, biznesmenja që realizoi ëndrrat më shumë punë e përkushtim

20:49 | 31 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në ditën e fundit të vitit 2020, të gjitha fytyrat publike kanë shprehur urimet e tyre me rastin e ndërrimit të moteve.

Nuk kishte si të mungonte edhe urimi nga biznesmenja e njohur Shkenda Dubova, e cila kujdeset që të bëj gjithmonë më të mirën për publikun.

Si pronare e Qendrës më të njohur për dobësim, jo vetëm në vend por edhe në shumë shtete evropiane, tek njihet edhe më e mira dhe me patent ndërkombëtar, vazhdon të bëj mrekulli tek personat që duan të ëndërrojnë të kenë një trup me linja perfekte.

Përmes llogarisënë Instagram ajo shkroi: E dashura shoqëri,

Viti që po lëmë pas, ka qenë vit me shumë sfida për të gjithë ne. Megjithatë, ky vit na mësoi si të kujdesemi më shumë për të tjerët dhe si të jemi më të dashur.

Përveç sfidave dhe vështirësive, 2020 kishte edhe momente gëzimi e feste. Për mua, këtë vit u shpërblye puna e shumë viteve dhe ëndërra ime u realizua. Tani jemi biznesi i parë kosovar që jep frashizen për shtetet e huaja. Në 2020, kemi përmbyll 10 marrëveshje bashkëpunimi, për dhjetë qendra të reja jashtë kufijvë të Kosovës. Tri qendra të reja janë hapur dhe prej këtij viti jemi edhe në Tiranë (Shqipëri), Bochum (Gjermani) e Argauu (Zvicër). Në periudhën Mars-Prill 2021, pritet të hapen qendrat e reja në:

Shkup (Maqedoni)
Athinë (Greqi)
Stuttgart (Gjermani)
Munich (Gjermani)
Bielefeld (Gjermani)
Zürich (Zvicër)
Geneva (Zvicër)

Për më shumë, programi jonë i dobësimit është shpallur si më e mira në Evropë ,jemi paisur me patent ndërkombetare.

Janë bërë 10 vite prej hapjes së qendrës tonë të parë të dobësimit në Prishtinë. Siç duket, ëndrrat e një vajze të re u realizuan, me shumë punë dhe përkushtim. Andaj, le të jetë 2021, vit i realizimit të sukseseve dhe ëndërrave tuaja. Gëzuar!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme