Një bisedë mes G Bani dhe Laert Vasili, zhvilluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, është bërë objekt diskutimi të madh në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të ashpra nga ndjekësit e formatit.
Në këtë bisedë, dyshja dëgjohen duke folur në gjuhën greke, një veprim që shkel hapur rregullat e programit, i cili kërkon që komunikimi të bëhet vetëm në shqip.
Përmbajtja e kësaj bisede ka qenë veçanërisht shqetësuese. G Bani është dëgjuar duke thënë: “A e di se çfarë mund t’i bëj kësaj k**ve jashtë? Mund ta mbyll”. Këto fjalë, të cilat konsiderohen si kërcënuese ndaj konkurrentit tjetër, Gjestit, kanë ngritur shqetësime të mëdha.
Nga ana tjetër, Laerti është dëgjuar duke u përpjekur ta qetësojë situatën, por kjo nuk e ka ulur indinjatën e publikut.
Kujtojmë se në spektaklin e fundit, familja e G Bani kishte reaguar publikisht për sjelljet e tij. Në një letër të hapur, ata i kërkuan falje familjes së Gjestit për veprimet dhe komentet e papërshtatshme të djalit të tyre, përfshirë edhe përmendjen e familjes së konkurrentit në diskutime.
Ky reagim u pa si një përpjekje për të qetësuar situatën, por biseda e fundit mes G Bani dhe Laertit ka rikthyer tensionet dhe diskutimet.
Publiku ka reaguar fuqishëm në rrjetet sociale, duke kërkuar masa të menjëhershme nga produksioni i “Big Brother VIP Albania”. Përdoruesit kanë kritikuar shkeljen e rregullave dhe gjuhën kërcënuese të përdorur nga konkurrentët, ndërsa shumë prej tyre kanë kërkuar përjashtimin e tyre nga formati.
@djali.bardhe Ja patriotizmi i ketyre gangsterave. #gjesti #gjestioffical? #bigbrothervipalbania #bigbrothervipkosova #viral #fyp #laertvasili #stresi
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen