Reperi nga Shqipëria, Stresi është njëri nga 14 banorët e shtëpisë, Big Brother VIP Kosova.
Stresi i ka nisur diskutimet dhe debatet me banorët e tjerë ne lidhje me muzikën duke mos e lënë anash edhe jetën e tij private.
Në një bisedë, artisti nga Shqipëria theksoi se do të dilte nga BBV nëse do i vinte ish-partnerja.
I njëjti iu referua Keisit, me të cilën është i martuar akoma ligjërisht.
“Valla veç nëse vjen ish-gruaja kisha dal prej Big Brotherit direkt. Ndryshe harroje që ma mbush mendjen mu dhe harroje që vjen dikush që e konkurron atë këtu”, u shpreh ai.
E një reagim nuk mungoi nga ish-e dashura me një postim të shpërndarë në InstaStory.

Ajo ka ndarë një pjesë të shkurtër të videos në të cilën shtoi: “Njiheni dhe ju pak”.
Romanca e tyre ka qenë gjatë e komentuar edhe në medie, shpesh për një pajtim mes tyre e gjithashtu edhe për ndarje. /arbresh.info/
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...