Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, sot ka vizituar Tiranën.
Ndonëse një vizitë zyrtare e saj nuk ishte paralajmëruar, 25-vjeçarja e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, dhe familja e saj, janë gjendur befasishëm në Tiranë.
Teksa ka pranuar disa dhurata në shenjë mirënjohje nga kryebashkiaku, anash nuk ngeli as i dashuri i saj, vëllai i vogël i super modeleve motra, Gigi dhe Bella Hadid.
Veliaj i ka dhuruar atij një fanellë të personalizuar të klubit KF Tirana, me mbiemrin Hadid në pjesën e pasme me numrin 11.

Kryetari gjithashtu i ka dhënë të dashurit të këngëtares shqiptare edhe xhubletën tradicionale, që njihet si një nga elementet më unifikuese të veshjeve me motive kombëtare.
Një dhuratë ngjashme, Erion Veliaj ia ka dhënë edhe të ëmës së këngëtares, Anesa Lipës, si dhe vet Duas.
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...
MINT-i vendos kufirin e fitimit për tregtarët e derivateve: ...
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...