Këngëtari kishte njoftuar në Facebook muajin e kaluar se ishte diagnostikuar me dështim të mëlçisë.
Ish këngëtari kryesor i Skid Row Johnny Solinger vdiq të Shtunën, sipas një postimi nga faqja zyrtare e Skid Row në Instagram, shkruan NBC.
Në maj, këngëtari njoftoi në faqen e tij në Facebook se ishte diagnostikuar me dështim të mëlçisë, transmeton lajmi.net.
“Është me një zemër të rëndë që duhet t’i bëj të ditur të gjithë se çfarë po ndodh me mua dhe shëndetin tim. Unë kam qenë i shtruar në spital gjatë muajit të fundit,” tha ai në postim. “Unë jam diagnostikuar me dështim të mëlçisë. Dhe prognoza nuk është aq e mirë”.
Grupi rock amerikan u formua në 1986 në New Jersey, sipas faqes zyrtare të Skid Row. Pas vdekjes së Solinger, ish-shokët e tij të bandës postuan homazhe.
“Ne jemi të pikëlluar për të dëgjuar lajmet e vëllait tonë Johnny Solinger,” tha banda në një postim. “Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe fansat e tij. Godspeed Singo”. /arbresh.info/
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...