Ryan Reynolds ka thënë se dukja e tij në xhirimet e “Deadpool 2” e ka tmerruar vajzën e tij të vogël.
Aktori ka treguar se gruaja e tij, Blake Lively, me dy vajzat (njëra trevjeçare dhe tjetra 19 muajshe) e kanë vizituar shpesh gjatë xhirimeve
Dukja e Ryan Reynolds në rolin e Deadpool (Foto: Just Jared)
“Kur jam me atë makijazh, është gjë e vështirë për fëmijët e mi, sepse kanë ardhur shpesh në xhirime. Largohem nga shtëpia në mëngjes si baba dhe pastaj në drekë dukem sikur kam fjetur në një furrë”.
“Vajza ime njëvjeçare ka bërtitur me orë të tëra pasi më ka parë ashtu. Është torturuese, sepse nuk mund ta largosh menjëherë dhe të thuash: ‘Jo, jo, jo! Shiko, jam unë’, nuk mund ta prishësh makijazhin për të cilin nevojiten katër orë për t’u rregulluar”, ka treguar aktori për EW Radio Spotlight.
Fytyra e Ryan Reynolds në rolin e Deadpool (Foto: MovieWeb)
Rikujtojmë se më 17 maj, Cineplexx do të organizojë sërish evenimentin premierë, këtë herë me filmin komedi, aksion, si dhe njërin nga filmat superhero më të pritur këtë vit, “Deadpool 2”.
Qysh në fillim, interesimi ka qenë shumë i madh për këtë film, duke e marrë parasysh që është pjesa e dytë e një franshize shumë të suksesshme.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit