Olsi Bylyku ka dhënë një intervistë të sinqertë në “The Dalina Show”, ku është përballur me pyetjet e drejtpërdrejta të Dalina Buzit, veçanërisht për situatën e krijuar rreth tij dhe Egli Takos gjatë “Big Brother VIP”.
Dalina e vuri aktorin përballë reagimeve të ndryshme që ka marrë në rrjet: “Ti je zgjuar një ditë me komente ‘i mallkuar qofsh’ dhe të nesërmen me ‘lum si ti’,” – tha ajo, duke iu referuar polemikave që pasuan deklaratat e Olsit për Eglin.
I pyetur nëse e kishte parashikuar ndikimin e gjithë kësaj, Olsi pranoi se ajo që e kishte habitur më shumë nuk ishte opinioni i njerëzve për Eglin, por diçka tjetër.
“Ajo që më shqetësoi më shumë ishte fakti që nuk kishte asnjë koment për partneren time aktuale” – tha ai, duke vënë në dukje se vëmendja kishte mbetur vetëm te lidhja e tij e mëparshme.
Ai theksoi se e respekton dhe i uron fitoren Eglit, por në të njëjtën kohë, ishte i çuditur që askush nuk kishte përmendur njeriun që ka pranë sot.
“Me veten time kam thënë: Si nuk shkroi njeri për partneren time aktuale? Pastaj mendova që nuk ka problem, se mirënjohjen ia shpreh vetë”.
Kjo deklaratë e Olsit ka ngjallur sërish reagime në rrjet, me shumë ndjekës që tani po drejtojnë vëmendjen te partnerja e tij e tanishme, duke e mbështetur dhe duke kërkuar më shumë detaje për të. /Telegrafi/
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...
LDK-ja nuk voton: Mos i kaloni ligjet pa debate, mos imponon...