Mozzik dhe Loredana janë prej kohësh ndër emrat më të përfolur në estradën shqiptare.
Vitin e kaluar, dyshja në fjalë deklaruan se po e vendosin marrëdhënien e tyre në pauzë, për shkak të presionit të madh nga fama dhe opinioni publik, shkruan portali arbresh.info
Ata janë parë së fundmi duke drekuar me njëri-tjetrin në një nga restorantet e Prishtinës, ku më pas kanë takuar edhe miken e tyre të përbashkët këngëtaren Kida.
Pas gjithë këtyre, Mozzik përmes postimit të fundit, ka dërguar një mesazh sa i përket thashethemeve që po qarkullojnë së fundi.
“Ndaloni spiunimin”-ka shkruar Mozzik në përshkrimin e fotove.
Ndryshe, Mozzik ka nxjerr në treg albumin e tij “Mozzart”, me të cilin ka pasur suksese të shumta, ndërsa Loredana edhe këtë vit është nominuar për çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards. /arbresh.info/
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet