Fluturat 2022: “Fluturën e argjendë” e fitoi Jora Hoxha me këngën “Macja ime”, ndërsa vendin e parë e fitoi Luna Salihu me këngën “Alo alo”
Mbrëmë në Palestrën e Sporteve në Prizren, u mbajt Festivali për fëmijë “Fluturat 2022” në të cilin u paraqitën 17 këngëtarë fëmijë.
Festivalin e hapi Adem Morina, drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Prizrenit, i cili tha se ky Festival po kthehet fuqishëm pas katër viteve ndërprerjeje, që ka qenë humbje e madhe për fëmijët.
“Na gëzon fakti se edhe përkundër kësaj pauze sonte i kemi 17 këngë garuese në këtë Festival, kurse ne mbetemi të përkushtuar si drejtori që t’i mbështesimtë gjitha festivalet për vlerat që i kanë.
Në vazhdim 17 fëmijë parakaluan nëpër skenën e mrekullueshme të festivalit.
Juria profesionale e festivalit: Kushtrim Jakupi, kryetar i komisionit, Kaltrina Krasniqi dhe Ilir Ramadani i përcolli më vëmendje të gjitha këngët e festivalit.
Kryetari i Komisionit Kushtrim Jakupi tha se ishte “me të vërtet një festival i jashtëzakonshëm edhe një rikthim shumë i fuqishëm”.
“Me të vërtetë e meritojnë të gjithë fëmijët një mbështjetje të fuqishme. Ishte e vështirë për ti ndarë çmimet por pjesëmarrja e fëmijëve i bënë të gjithë ata fitues sepse ishin vërtet të talentuar” tha ai.
Kaltrina Krasniqi në vijim i shpalli këngët fituese.
Fluturën e argjendë e fitoi Jora Hoxha me këngën “Macja ime” e kompozuar nga Hekuran Krasniqi.
Vendin e parë e fitoi Luna Salihu me këngën “Alo alo” të kopozitores Adelina Bega.
Vendin e dytë e fitoi Lea Bedra me këngën “Për ty gjyshe” të kompozitorit Butrint Bicuri.
Vendin e tretw e fitoi Era Koptagel me këngën “Havali Bir Kiz” e kompozitorit Nevzat Sundo.
Për paraqitjen më të mirë skenike e shpërblye Sara Rexha me këngën “Dëshirat” të kompozitorit Genc Hyseni.
Debutanti e Festivalit ishte këngëtari Amar Shabani I cili u paraqit me këngën “Festa ime”. /arbresh.info/
Përurohet objekti i ri i Ambasadës së Kosovës në Senegal
Ty Cockfield, MVP i javës së nëntë në Superligën e Kosovës n...
Monedhat false, ish-guverantori i BQK-së u bën thirrje qytet...
Lirohen edhe dy pengje pas zgjatjes së armëpushimit mes Izra...
Vritet një person në Kamëz plagoset një tjetër, arrestohet d...
Osmani pret në takim Hovenierin, flasin për anëtarësimin e K...