Google ADS

“Ti dhe Stresi po më përdorni mua”, Getinjo përplaset prapë me Vivien

17:49 | 14 Janar 2023
E.H

Getinjo në mëngjes gjatë bisedës me Vivien, e ka akuzuar atë se ajo bashkë me Stresin po e përdorin atë.

“Të dytë po shihet se jeni kundër meje…ti mundesh me m’thon që nuk osht qashtu, po une kom të drejtë me thonë qato që pe shoh”.

“Ti n’fillim e ki lavdu njerin, s’di për çka e ki lavdu, ndoshta ki qëllimet e tua”, thotë Geti, ndërkohë që Vivien i përgjigjet se nuk e ka lavduar Stresin.

“S’e kam lavduar, thjesht….”, ku menjëherë e ndërpret Getinjo, duke ia përmendur debatin nga mbrëmja e spektaklit të së premtes, se si ajo e ka njohur Stresin dhe si njëherë ka pasur keqkuptime për publikun pa u sqaruar mirë nga ajo.

“S’kam qenë kurrë e afërt me Stresin”, thotë Vivien.

“Ani de s’ka lidhje, por veç e ki përmen”, ia kthen Geti për të vazhduar me debat.

“E kam përmend se është i vetmi rob nga Shqipëria”, thotë Vivien.

“Po, qato u rrokët”, tha Geti.

“Po e pave se ç’tha për mua?”, shtoi Vivien.

“Po de, po. Ti po m’përdor mu për me dobësu Stresin, e Stresi po m’përdor për me të dobësu ty. Pra une jom ai karremi i juve të dyve“, tha Geti.

“Ç’thua? Pse të përdor kur unë mund të mbrohem vet si bëra mbramë?”, ia ktheu Vivien.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme