Moderatorja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca, prej kohësh ka bërë një tërheqje nga ekrani e po ashtu edhe nga projektet muzikore.
Ajo njoftoi muaj më parë se është larguar nga Top Channel pas 15 vitesh, por që nga ajo nuk ka qenë prezent me ndonjë format apo televizion tjetër, shkruan arbresh.info
Këto kohë ajo është përfolur për një hakim të llogarisë së saj në Instagram, pasi janë fshirë të gjitha fotografitë.
Luana nuk dha ndonjë sqarim, por filloi të publikoj sërish postime të reja.
View this post on Instagram
Ndërsa së fundi, ajo përmes një postimi në Instagram na njoftoi me promon e emisionit më të ri, i cili pritet të titullohet “Thuaje”.
Moderatorja nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër, përpos video-s së shkurtër të publikuara nga vetë ajo. / arbresh.info/
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë