Tenori kosovar Ramë Lahaj i njohur edhe ndërkombëtarisht ka vendosur t’i këndoj ëUshtrisë dhe Kosovës për 17 Shkurt. “Mos na e prekni kufirin”, është video-projekti i parë i Lahajt, si Ambasador i Kulturës.
Përmes një postimi në Facebook, Lahaj ka thënë se do të donte që ky të ishte mesazh shprese në këto kohëra të vështira me temat rreth kufinjve dhe ikjen e të rinjëve nga vendi.
“Në këto kohëra të vështira me temat rreth kufinjve dhe shumë të ri që na ikin çdo ditë nga vendi, do të doja që ky të ishte mesazh shprese. Përndryshe me FSK-në ishim dhe e ngritëm flamurin andaj të gjithë njëzëri të themi ‘ Mos na e prekni kufirin’. Videon e plotë mund ta shihni nesër në 11 vjetorin e krijimit të shtetit e 20 vjetorin e çlirimit”, ka shkruar Lahaj
https://www.facebook.com/rame.lahaj/videos/364942010759523/?t=0
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....
Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim p...
Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëres...
Të shtëna ndaj Botërorit/ Të vrarë e të plagosur në Kansas, ...
Vetëm edhe 6 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezulta...
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...