‘Sheeraz’ raportohet se do të punojë për të lansuar markën Meghan Markle dhe Princ Harry.
Kompania ‘Sheeraz’, e cila pretendon se i ka bërë të popullarizuar anëtarët e familjes Kardashian, raportohet se do të punojë për të lansuar markën Meghan Markle dhe Princ Harry. Përkatësisht, sipas mediave amerikane, kompania pretendon se ata janë duke punuar me të dy, me qëllim kthimin e tyre në një markë të vlefshme miliardere.
“Ne do ta bëjmë Meghan 100 herë më të madhe se Kim Kardashian, dhe ne jemi ata që krijuam Kim. Unë po ju them se ata do të bëhen një markë disa miliardë dollarësh. Vetëm shikoni, “tha drejtori i ndërmarrjes Hasan Sheeraz.
Pallati Buckingham pohon se marrja me qira e kësaj kompanie është “krejt e pavërtetë”, dhe Meghan dhe Harry ende nuk janë deklaruar lidhur me çështjen, transmeton lajmi.net.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...