Gjesti ka marrë një mesazh të veçantë në ditën e sotme (e diel) përmes ‘Big Love’.
Me të parë mesazhin, të gjithë banorët duartrokitën, derisa këngëtari pejan u ngrit në këmbë për të lexuar.
“Përshëndetje Gjesti të duam të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, respekt mbret”, thuhej në të.
E konkurrenti ia ktheu: “Ju ruajt Zoti vëlla, ty edhe familjen, të gjithë veteranët”.
“Dëshmorët që kanë rënë për ne sot të gëzojmë të gjithë lirinë. Faleminderit shumë”, theksoi tutje.
Veç kësaj, ai ka marrë përkrahje të mëdha edhe nga artistë të tjerë e familjarë me anë të këtij aplikacioni.
Gjesti po vazhdon të jetë një ndër më të preferuarit e këtij edicionit të BBVA. /Telegrafi/

Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...