Dy rap-artistët e njohur të estradës, Ledri Vula dhe Tayna, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Hala” titullohet kënga e re e dyshes, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.
Muzika është punuar nga producenti Cricket, gjersa për tekstin janë kujdesur vet dyshja interpretuese, duke shkruar secili pjesën përkatëse të tij.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, ku ashtu si pothuajse në çdo video muzikore tjetër, Tayna vjen me një paraqitje mjaft atraktive.
Ana vizuale i është besuar produksionit vendor, Sekuencë Studio.
Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes Taynës dhe Ledrit.
Dyshja në fjalë bashkëpunuan edhe në dhjetor të vitit 2018, në një këngë të titulluar “Aje”, e cila u prit mirë në atë kohë.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit